Në Viminacium, tokë e lashtë Dardane, janë gjetur pllaka argjëndi dhe ari me shkrime në një gjuhë të panjohur

Mediat njoftojnë se në lokalitetin Viminacium janë gjetur pllaka të arta dhe të argjendëta,me shkrime në një gjuhë ,për arkeologët të panjour për ta.

Dhe udhëheqësi i ekipit të arkeologëve që bënë gjurmimin,Koraq,ka thënë se ato kanë origjinë nga shekulli i 4.Të erës së re.

Viminacium ishte një qytet ose më mirë të themi kryeqytet i provincës romake Moesia dhe ia asja Moesia Superior,i cili gjendet 12 km nga vendbanimi Kostolac në lindje të Serbisë së sotme.

Sipas tij,e veçantë e këtyre pllakave të zbuluara është aty se njëri tekst është i kombinuar nga simbolë të ndryshëm,përderisa në tjetrin kemi alfabet i ashtuquajtur i vjetër “Grek”,por me një gjuhë të pa njohur.Dihet se në ato kohë përdoreshin dy shkrime ai latin ose “Grek”.

Dhe të shtojmë se këto shkrimet e pa njohura për arkeologët, a ishin dhe a janë në të vërtetë gjurmë të civilizimit të ngelur post pelasgë në trungun Iliro-Dardan kur dihet se në ato vise jetonin Dardanët .Mbretëria Dardane doli në skenën historike në shek. IV p.e.sonë dhe u bë një prej faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarakë në Evropën Juglindore gjatë shekujve III-I p.e.sonë Shteti i Dardanisë, duke i bërë sfidë dominimit romak për një kohë të gjatë, ra nën pushtetin e Perandorisë Romake dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së Epërme (Moesia Superior) në vitin 44 e.sonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme