Negociatat, Kukan: Komisioni do ta rekomandojë, por duhet të bindni Këshillin

Eurodeputeti Eduard Kukan u shpreh i bindur se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Por, vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Evropës dhe për të bindur këtë këshill, Kukan i këshillon klasës politike shqiptare, që përveç reformave dhe shtetit ligjor, nevojitet edhe uniteti.

“Shoh që ka një unitet nga të gjitha partitë politike për të mirëpritur hapjen e negociatave. Është e domosdoshme që të jeni të gatshëm dhe të tregoni që e meritoni. Unë nuk kam asnjë dyshim që Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave, por Këshilli e merr vendimin”, u shpreh ai, rapiorton TCH.

Deklarata e Kukan u bë në sesionin e dytë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme