Të gjithë e njohin fotografinë e Neil Armstrong të shkeljes së tij historike në hënë, dhe shumë besojnë se ai ishte njeriu i parë që eci në sipërfaqen e hënës.
Megjithatë, gjatë një supoziumi të dokumentar të NASA-s, Armstrong kishte bërë disa komente që aludonin faktin se jo vetëm që kishte specie të tjera që e kishin vizituar hënën, por atje kishte shenja të një kolonizimi të lashtë.
Armstrong kishte thënë në një intervistë me një profesor të panjohur se prezenca e tyre në hënë gjatë misionit të Apollo 11 ishte vërejtur menjëherë nga raca aliene, transmeton Gazeta Express.
Armstrong për mundësinë se në hënë ka mundur të ketë pasur alienë, kishte thënë: “Ishte e pabesueshme… natyrisht, ne gjithmonë e kemi ditur se kishte një mundësi… në fakt ne ishim paralajmëruar”.
Më pas profesori i kishte thënë: “Si mendon ‘ishim paralajmëruar’”. E Armstrong kishte thënë: “Nuk mund të tregoj detaje, përveç se të them se anijet e tyre ishin shumë më superiore sesa tonat, si në madhësi ashtu edhe në teknologji. Njeri, ato ishin të mëdha!”.
Ka raporte online që thonë se gjatë arritjes në hënë Armstrong kishte përjetuar struktura të mëdha në sipërfaqe dhe ndërtesa që nuk ishin projektuar nga njerëzit.
Besohet se pamjet e këtyre gjetjeve ekzistojnë, por që ishte marrë vendim që ato të mos lëshohen kurrë për publikun.