Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg Arsen Cakën, i cili akuzohet për përfshirje në grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve.
Përmes një njoftimi zyrtar, GJKKO shprehet se Caka është i dyshuar për kryerjen e veprës penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.
Caka ra në pranaga gjhatë një aksioni të SPAK, ku u arrestuan 26 persona, mes të cilëve dhe një efektiv policie.
Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri për në vende të ndryshme.
Operacioni që u zhvillua më 7 qershor 2024 dhe u koordinua edhe me homologët në Itali e Kosovë, ndërsa u bastisën banesa në Tiranë, Durrës, Shkodër, Berat, Kukës dhe Shijak.
NJOFTIMI
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 07.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest
në burg”, e caktuar me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim
Arsen Caka”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 135, datë 09.11.2024,
vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Arsen Caka, i dyshuar për kryerjen
e veprës penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në
bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar
kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi
kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal,
të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Arsen Caka, të dërgohet
menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të
organit procedues.
3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga
dita njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 09.11.