Nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, 32 vendet anëtare të NATO-s pritet të marrin vendime të rëndësishme për të forcuar sigurinë kolektive dhe ndikimin e Aleancës në skenën ndërkombëtare.
Sipas një komunikate të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, vendimi që çdo shtet anëtar të ndajë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen nuk është vetëm një hap drejt fuqizimit ushtarak, por edhe një shenjë e qartë e përkushtimit strategjik ndaj vlerave demokratike dhe stabilitetit global.
“Ky investim do të na bëjë më të fortë,” theksohet në deklaratë, “por ndikimi i tij do të jetë më i gjerë se sa vetëm në fushën ushtarake, duke forcuar aleancat ekonomike, politike dhe të sigurisë.”