Pas publikimeve të Fjolla Morinës, flet nëna e Fjolla Morinës
Publikimet e këngëtares kosovare, Fjolla Morina gjatë ditës së djeshme në rrjetin e saj social Instagram kanë bërë bujë.
Morina ka përmendur disa artistë e figura publike në Kosovë e Shqipëri duke i akuzuar për krim të organizuar.
Nëna e saj, Selvete Rexha ka folur sot për të.
Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.
E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike andaj edhe po vepron në këtë mënyrë.
“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 nuajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvyer disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës për Insajderin.
Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.
“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo për Insajderin.