Një nënë e tre fëmijëve u vra në sulmin e djeshme në Teksas, ndërsa po e mbronte djalin e saj të vogël, ka thënë motra e saj, transmeton Klan Kosova.
Jordan Anchondo, 24 vjeçare, ishte një nga 20 personat që u qëlluan për vdekje në një qendër tregtare në El Paso.
Motra e saj, Leta Jamrowski, tha se ajo po bënte blerje shkollore kur vrasësi hapi zjarr.
Kur filluan të shtënat, ajo ra mbi djalin e saj dy muajsh në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tij/
Fëmija i mbijetoi të shtënave me kocka të thyera.
Djali i të ndjerës po trajtohet në një spital në El Paso.