Nënë e bir tentojnë ta vrasin kryefamiljarin me litar, ai rrëfen gjithçka

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy persona, Nafie dhe Artur Cani, nënë e bir, banues në fshatin Gramsh të Lushnjës, me akuzën e dhunës në familje.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku dy të arrestuarit kanë tentuar të mbysin me litar kryefamiljarin Enver Cani, 57 vjec, pas një debati në familje.

“Ka tre ditë që ikën dhe më thotë të mos i dal para. Shkoi te nëna e vet, ndenji dy ditë dhe erdhi dje në shtëpi. Kish marrë litarin, e kish fut në gji dhe erdhi bashkë me djalin e tentuan të më mbysin, duke më hedhur litarin në fyt. Më pas njoftova policinë dhe u mbylla në dhomë, por edhe aty erdhën e me shqyen derën me shkelma. Djali madje kishte edhe thikë, ndërsa goca e vogël u tmerrua”, tha i dhunuari Enver Cani.

Ai thotë se kjo ngjarje nuk është hera e parë që ndodh, por kurrë nuk kishte shkuar deri në këtë pikë, raporton Top Channel.

Ai shton se, si bashkëshortja dhe i biri kanë probleme mendore dhe janë shtruar disa herë në spital, por pas mjekimit kanë dalë sërish. Nafija largohet shpesh nga shtëpia dhe sa herë kthehet debaton me të.

Sikur të mos mjaftojë kjo, atij i duhet të kujdeset edhe për vajzën e vogël, e paralizuar, dhe gjithashtu me të meta mendore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme