Elita Rudi nënë e dy fëmijëve, ende femra më e bukur e ekranit.
Moderatorja Elita Rudi po shkëlqen në “Big Talk Kosova”, programin e së dieles në “Klan Kosova”, ku diskutohen zhvillimet e javës brenda shtëpisë.
Elita, në program po shfaqet me fustane nga Valdrin Sahiti dhe paraqitja e saj është pëlqyer nga publiku.
Në shou, Rudi është elegante, me raste edhe ekstravagante, ndërkaq në jetën e përditshme ajo zgjedh të duket mjaftë moderne, shkruan Kosovarja.
Elita Rudi njihet për një mori produksionesh televizive mjaftë të shikuara dhe interesante. Ajo, është kthyer në televizion pas tre vitesh pauzë.