Nënshkruhet marrëveshja për grantin e objektivave zhvillimore, ja çfarë thotë Thaçi

Kosova dhe SHBA sot kanë nënshkruar amendamentimin e Marrëveshjes mbi grantin e objektivave zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, raporton lajmi.net.

Pas nënshkrimit te marrëveshjes Thaçi ka thënë se ky grant në vlerë prej 30 milionë dollarë do të shërbej në fushat e sundimit të ligjit qeverisjes së mirë.

“Kjo marrëveshje është vazhdimësi e SHBA-së që kanë dhënë për Kosovën në sundimin e ligjit dhe zhvillimit ekonomik për këtë jemi shumë mirënjohës. Një ditë para nënshkrimit të kontratës për Kosovën e re ne nënshkruam këtë marrëveshje i cili është mesazhi më i mirë për kushtet që Kosova po ofron për investitorët e huaj”, është shprehur Thaçi.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka thënë se këtë vit Kosova ka kaluar në zgjedhje të qeta dhe me qeveri të re po ashtu radhit në mesin e dhjetë vendeve më të mira për biznes.

“Nesër nënshkruhet marrëveshja për Kosovën e Re, këto janë disa suksese mbresëlënëse por që duhet vazhduar reformat drejt rrugës euro-atlantike. Kjo marrëveshje do të ndikojë në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. SHBA pret vazhdimin e partneritetit të përbashkët”, ka përfunduar Delawie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme