Nëpër burgjet e Kosovës ka kontrabandë dhe korrupsion

Kontrabanda dhe korrupsioni nëpër burgje të Kosovës është evidente dhe këto janë raportuar edhe në Raportin e Progresit për Kosovën.

Kështu vlerësoi përfaqësuesi i Komisionit Evropian Tomas Gnocch sot në konferencën për promovimin e Veprimit “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë”, transmeton kp.

Gnocch vlerësoi se trajtimi i të burgosurve duhet të jetë në nivel më të lartë si për nga shëndeti dhe tortura.

Drejtori Qendrës Korrektuese, Sokol Zogaj, tha se projektet e BE-së për burgjet e Kosovës ka një rëndësi të madhe.

Ai veçoi se trajtimi i të burgosurve bëhet gjithnjë duke respektuar të drejtat e njeriut. Edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku theksoi se për gjendjen shëndetësore ndaj të burgosurve, MSh ka vepruar karshi praktikave më të mira nga vendet më demokratike.

Ndërsa Behxhet Shala nga KMDLNj theksoi se nga monitorimet që kanë bërë Kosova ka një gjendje më të mirë nëpër burgje krahasuar me vendet e rajonit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme