Veseli ia dërgon Mustafës propozimet për postet ministrore

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ia ka dërguar propozimet e tij Kryeministrit Isa Mustafa për dy poste ministrore. Sic merr vesh Gazeta Express Veseli ka propozuar Ferat Shalën ushtruesin aktual të detyrës së Ministrit të Mjedisit, për ta pasuar ish-Ferid Aganin që dha dorëheqje pas aktakuzës për keqpërdorim të detyrës. Propozimi tjerë është deputetja Blerta Deliu, e cila nëse konfirmohet, do ta pasojë Bekim Çollakun në Ministri të Integrimeve.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në cilësinë e kryetarit të PDK’së, ka dërguar gjatë vikendit, tek Kryeministri Isa Mustafa dy emrat e rijnë për ministra të kabinetit të këtij të fundit.

Burime të Gazetës Express, brenda PDK’së kanë treguar se emrat e propozuar për Ministra nga Veseli janë Blerta Deliu për Ministri të Integrimeve, ndërsa Ferat Shala për atë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Shala si ushtrues detyre drejton këtë ministri qysh kur u largua përmes dorëheqjes ish-Ministri Ferid Agani, pas nisjes së një procesi gjyqësorë ndaj tij, për keqpërdorim të detyrës derisa drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, në Qeverinë Hashim Thaçi 2.

Ndërsa, Ministria e Integrimeve pati mbetur po ashtu pa drejtues për shkak të dorëheqjes së ish-Ministrit Bekim Çollaku, që pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president shkoi në zyrën e tij. Derisa, aktualisht Blerta Deliu-Kodra është deputete e PDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Këta emra veçse kanë arritur tek kryeministri i vendit Isa Mustafa, sipas të parit të PDK’së Kadri Veseli. Ai këtë e bëri të ditur përmes një interviste në televizionin publik, gjatë fundjavës, dhe se po pret miratimin e shefit të ekzekutivit.

“Ne vetëm e kemi përfunduar, do të kemi emra të ministrave të rinj, do të kemi disa lëvizje të zëvendësministrave dhe sapo të kthehem nga kjo vizitë zyrtare, besoj që edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të kthehet nga vizita zyrtare në Londër, ne do të ne do ta finalizojmë këtë proces”, deklaroi Veseli në intervistë, duke aloduar se e gjitha mund të kryhet të hënën (sot).

Megjithatë, edhe pse Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen, të hënën, gjatë ditës, Kryeministri Mustafa nuk ka bërë ndonjë prezantim të ri të Ministrave e as kryer ndonjë emërim.

Gazeta Express merr vesh se kjo po ndodhë pasi Kryeministri Mustafa, si drejtues i LDK’së po e ka telash ti kalojë ndryshimet e Ministrave që i takojnë kësaj partie, në kryesi të LDK’së.

Nga ana tjetër, reformatizimi në Qeveri parasheh edhe disa ndryshime në zëvendësministra. Sipas burimeve të Gazetës Express, PDK ka propozuar Anila Statovcin që nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit të bartet si zëvendësministre e Integrimeve, Mevludin Krasniqi nga ajo e Shëndetësisë ta zë vendin e Statovcit në Arsim. Ndërsa, Ramadan Ilazi nga zëvendësministri i Integrimeve pritet të shkoj si këshilltar i Jashtëm i Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme