Nervozohet ministri Hyseni, lëshon konferencën ministrore në Pragë

Në konferencën ministrore të procesit të Pragës rreth krizës me migrantë e cila po mbahet sot në Bratisllavë të Sllovakisë, e ku po marrin pjesë ministra të Punëve të Brendshme nga disa shtete, shteti nikoqir nuk ka pranuar që Kosova të prezantohet me simbole shtetërore.

Sipas mediave serbe, kjo ka ndodhur për shkak se konferenca ka karakter ndërkombëtar e jo rajonal, dhe duke pasur parasysh që Sllovakia është një ndër pesë shtetet e BE-së e cila nuk e njeh pavarësinë, “Kosovën e ka prezantuar në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.

Kjo gjë, gjithnjë sipas mediave serbe, siç transmeton Koha.net, e ka zemëruar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skender Hysenin, i cili thuhet ta ketë lëshuar mbledhjen.

Thuhet gjithashtu se ministri Hyseni që nga dje ka lobuar që Kosova të paraqitet në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, por që kërkesa e tij nuk i është pranuar.

Takimi raportohet të ketë vazhduar edhe me largimin e ministrit Hyseni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme