Nëse demarkacioni s’kalon këtë muaj, Kosova pret për viza deri më 2020

Pas zvarritjes së vazhdueshme që po i bëhet Marrëveshjes së Demarkacionit, ekspertët e integrimit evropian kanë paralajmëruar se Kosova mund ta humbasë afatin e fundit për këtë vit lidhur me liberalizimin e vizavem, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sipas tyre, po qe se ky kusht (ratifikimi i Demarkacionit) nuk përfundon këtë muaj Kosovës mund t’i kushtojë edhe me dy vjet e gjysmë mungesë të vizave.

Vetëm në muajin e kaluar, Kuvendi i Kosovës dështoi tri herë radhazi të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin.

Për këtë marrëveshje ka pasur presion të madh ndërkombëtar, kurse raportohet që më së largu javën e ardhshme demarkacioni pritet të miratohet me votat e Listës Serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme