Nëse ia vendosni datën iPhone-it apo iPad-it tuaj në 1 janar 1970, ose t’i mashtroni miqtë tuaj për ta bërë këtë, ju do ta bllokoni iPhone-in dhe nuk do të mundeni ta zhbllokoni më.
Ky bllokim që ndodh me vendosjen e kësaj date të caktuar në cilësimet e celularit tuaj të Apple, bën që iPhone-i pas fikjes të mos mund të ndizet më.Faktikisht, iPhone do të ndizet deri tek shfaqja e logos së Apple, por do të mbetet aty dhe nuk do të mund ta zhbllokoni atë edhe nëse e fusni në PC ose laptop.Ky bllokim ndikon në iPhone, iPad dhe iPad Touch që kanë procesorë 64-bit dhe që veprojnë me iOS 8, 9 ose 10, duke përfshirë iPhone 5S ose më të ri.
Mos e bëni këtë dhe mos ia bëni këtë askujt!