“Volkswagen grup” është duke tërhequr 334 mijë vetura të markës Volkswagen e Audi në SHBA dhe Kanada për shkak të rrjedhjeve të karburantit.
“Derisa rrjedhja e karburantit rrit rrezikun për zjarr, deri tani nuk është raportuar asnjë” ka thënë Jeannine Ginivan nga kompania e ’Volkswagen’ .
Modelet e prekura janë ato me benzinë, si Audi Q5 2009-2012, Audi Q7 SUV 2007-2012, Audi A6 edhe A7 sedan të viteve 2012-2013, si dhe Volkswagen Golf i vitit 2015-2016 dhe ai Golf GTI, Audi A3 sedan dhe kabriolet të 2015-2016.
Rreth 83 për qind të veturave të tërhequra janë të regjistruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kompania nuk ka treguar se sa pritet të ju kushtojë kjo tërheqje, ndërsa tregoi se do t’i njoftojë pronarët e këtyre veturave të prekura nga ky problem se kur mund të shkojnë në pikat e Volkswagen apo Audi për të riparuar ato falas.