Nëse Kosova e bën ushtrinë, do ta bëj edhe Republika Serbe

Kryetari i Republikës serbe Milorad Dodik ka paralajmëruar dje se nëse ndërkombëtarët lejojnë Kosovën të themelojë ushtrinë, atëherë këtë do ta bëjë edhe Republika Serbe, pjesë e Federatës së Bosnje e Hecergovinës, përcjellë gazetametro.net. 


Në pyetje që të komentoj këto përpjekje të Prishtinës, si dhe reagimet e NATO’s dhe SHBA’ve në këtë paralajmërime nga Kosova, Dodik, në deklaratën dhënë Srna’s, ka shprehur kënaqësinë me faktin se “NATO, SHBA’të dhe faktorët tjerë të Perëndimit kanë kundërshtuar krijimin e ushtrisë së Kosovës të cilën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi paralajmëron një kohë të gjatë”.

“Nëse NATO dhe SHBA’të megjithatë lëshojnë pe, kjo vetëm që do të përforcojë kërkesat e Republikës Serbe që të kthehet në konceptin burimor të Dayton’it dhe organizimin e ushtrisë së Republikës Serbe”, ka thënë Dodik, duke përmendur se ai si kryetar i Republikës Serbe, i cili është nën presion permanent që të heq dorë nga marrëveshja mbi Forcat e armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të kthejë konceptin e ushtrisë së Republikës Serbe, në atë situatë do të kishte shumë vështirë që të ja shpjegoj publikut përse kjo nuk mund të realizohet”.

Ai ka paralajmëruar se “është e qartë se e ashtuquajtura Kosovë do të tentojë të konceptojë disa gjëra të cilat janë jashtë rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjeve të mëparshme, në vend se të merret me realizimin konceptit tashmë të dakorduar të asociacionit të komunave serbe në Kosovë”.

Ai ka shtuar se “përpjekjet e autoriteteve të Prishtinës që me forcë të krijojnë ushtrinë e Kosovës, në këtë situatë të brishtë, sidomos në Maqedoni, tregon se janë faktor shqetësues për siguri dhe stabilitet në rajon”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme