‘Nëse nuk paguan, do ta përdhunoj vajzën 12-vjeçare’: Portreti për Bajrët bën xhiron e rrjetit

Fiks dy muaj përpara se policia shqiptare të prangoste Safet Bajrin, Gazeta e Antverpës publikonte një portret të njeriut më të rrezikshëm jo vetëm në Shkodër. Pieter Huyberechts i quan ata ‘Daltonët e Dobraçit’. Lexoni më poshtë tekstin e shkrimit

Daltonët e Dobraçit, kështu quhen ata, katër vëllezërit kriminelë Rustemi. Në vendin e tyre janë të lidhur me 40 vrasje, të dënuar në vendin tonë për tentativë vrasje, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje dhe trafik kokaine. Dy nga vëllezërit tanë janë këtu në qeli. Por më i kërkuari, Safet Rustemi, arriti të largohet nga vendi ynë pasi pagoi një garanci. Kjo frustroi ndjeshëm gjykatën në Bruksel. “Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy burime ligjore këtu. “Kjo është e vërtetë”.

***

“Nëse nuk paguan, do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjtat histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dheGanshoren.

Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri. Një burim gjyqësor konfirmoi se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje.

Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme