Zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale, agjenda euroatlantike dhe zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe janë tre kushtet që BDI nuk do të pranojë të negociojë me Nikola Gruevskin për formimin e qeverisë së re. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i BDI – së, Bujar Osmani pas mbledhjes disaorëshe të kryesisë së partisë njofton Sakte.net
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare VMRO – DPMNE fitoi 51 deputetë, ndërsa BDI siguroi 10 ulëse në parlamentin e Maqedonisë, numra këta që e bëjnë të mundur formimin e qeverisë së re të Maqedonisë ndonëse me një diferencë të ngushtë me opozitën./Sake.net