Më datë 06.09.2022 (e martë), duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Presidentit Stevo Pendarovski do të mbahet seanca e 17-të e Këshillit të Sigurisë
Në rend të ditës në seancë do të jetë diskutimi për krizën energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat për tejkalimin e saj.
Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.