Ushtria gjermane ka krijuar njësinë ushtarake kundër sulmeve kibernetike, e cila do të jetë e barabar me forcat tokësore, ajrore dhe ato detare.
Kjo njësi është krijuar, pasi besohet se lufta së pari do të fillojë me sulme kibernetike, duke kryer sulme ndaj infrastrukturës kritike, shtrirje të spiunazhit dhe sabotim në rrjetin global.
Kjo komandë, e cila qendrën kryesore do ta ketë në Bon, fillimisht do të ketë 260 anëtarë të stafit dhe se numri do të rritet në 13,500 deri në korrik të këtij viti dhe deri në vitin 2021, pritet që kjo njësi të ketë 14,500 poste, duke përfshirë edhe 1.500 vende pune civile.
Kjo komandë është formuar si pjesë e përforcimeve të mbrojtjes, në një kohë kur inteligjenca gjermane paralajmëroi rritje të sulmeve kibernetike nga Rusia.
Ushtria gjermane ishte cak i sulmeve nga hakerët, ku në nëntë javët e para të vitit 2017, janë regjistruar 284.000 sulme kibernetike dhe tentativa.
Sulmet e tilla në NATO janë rritur në vlerën pesë herë, në tre vitet e kaluara dhe që nga viti i kaluar, Aleanca hapësirën kibernetike e trajton si një domen zyrtar të luftës, të tilla si trajtohen deti, toka dhe ajri.