Nesër fillon rishikimi i Listës Zgjedhore në Maqedoni

Rishikimi publik i Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale do të nisë nesër dhe do të zgjasë deri më 9 shtator.

KSHZ do të rishikojë të dhënat e reja në Listën e votuesve, të cilat do të përdoren në ditën e zgjedhjeve.

Brenda këtij afati, qytetarët duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim, fshirje ose shtesë në Listën zgjedhore me shkrim në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ -së ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë e duhura.

Afati i fundit për përfundimin e Listës Zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike, është 24 shtatori, ndërsa Lista Zgjedhore duhet të nënshkruhet përfundimisht deri më 1 tetor.

Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e Votuesve përmes uebfaqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) www.sec.mk ose në https://izbirackispisok.gov.mk/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme