“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Shqipëria po bën revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.

Sot shënohen 108 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë, një revoltë që ka vijuar për më shumë se tre muaj dhe që protestuesit e konsiderojnë si një nga protestat më të gjata të zhvilluara në vend.

Qytetarët shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në tubim nuk kanë munguar as kritikat ndaj opozitës, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje edhe SPAK-ut që të vijojë hetimet dhe të vendosë para drejtësisë zyrtarët që ata i akuzojnë për korrupsion.

The post “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme