“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 99 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

Me thirrjet “Nesër më shumë” është mbyllur protesta e 99 kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Për 99 ditë me radhë qytetarët nuk janë ndalur, ndëra paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit. Gjithashtu protestuesit kanë bërë thirrje që protestuesit të bashkohen masivisht nesër, ndërsa bëhen 100 ditë nga revolta.

Gjithashtu në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, protesta pritet të marrë një tjetër formë.
Për 8 shtatorin është paralajmëruar përshkallëzim i aksionit, ndërsa protestuesit kanë bërë të ditur se do të presin deputetët me vezë, në shenjë revolte ndaj mazhorancës.
Sipas tyre, qëndrimi në shesh do të vijojë derisa të realizohet kërkesa për ndryshimin e qeverisjes dhe largimin e kabinetit aktual.

The post “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 99 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme