Te nderuara media,
Me ane te kesaj komunikate deshirojme te njohtojme opinionin ne Shkup se protestat ne Shkup kunder shtrenjtimit te rrymes elektrike do te vazhdojne. Protesta e rradhes do te mbahet diten e premte, 11 09 2020, ne ora 18:00. Menyra e protestimit kesaj rradhe do behet nepermjet marshimit. Do te kete dy vendtubime prej nga do nisen qytetaret, njeri ne Caircane Jahja Pashe ndersa tjetri ne Parkun Grua perballe parlamentit te RMV. Do te marshohet ne drejtim te Qeverise, para KRRE dhe do perfundoje para Parlamentit te RMV. Kerkesat ngelin te njejta anulim te vendimit te fundit te KRRE per shtrenjtim te rrymes per 7.4 % dhe ulje te cmimit te rrymes per 33%. Pervec kesaj, nga Qeveria kerkojme ulje te TVSH nper rrymen elektrike ga 18% ne 5%, si dhe kerkesa tjera.
Ju faleminderit!
Me respekt
Keshilli Protestues Shkup
10.09.2020