Nesër nis afati i gushtit për maturën shtetërore, mbi 1.300 kandidatë të regjistruar

Gazetare: Melihate Rustemi

Provimet e maturës shtetërore në afatin e gushtit do të zhvillohen nesër, më 12 gusht, dhe më 14 gusht, me fillim në orën 9. Të mërkurën, maturantët do t’i nënshtrohen provimit me zgjedhje, matematikë ose gjuhë angleze. Ndërsa më 14 gusht do të zhvillohet provimi i detyrueshëm nga gjuha amtare dhe letërsia. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, për maturën shtetërore janë regjistruar 1.328 nxënës, për maturën profesionale 126, ndërsa për maturën artistike vetëm gjashtë. Për gjuhët gjermane, frënge, italiane dhe ruse nuk ka kandidatë të regjistruar në këtë afat. Nuk ka të regjistruar as për provimin e historisë, i cili është pjesë e maturës artistike.

“Për shkak të numrit më të vogël të kandidatëve, provimet e gushtit do të zhvillohen në katër qytete dhe në tetë lokacione. Në Shkup, provimet do të mbahen në Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Fakultetin Pedagogjik, ndërsa nga shkollat e mesme testimi do të zhvillohet vetëm në sallën sportive të shkollës profesionale “Boro Petrushevski“. Provimet do të zhvillohen edhe në fakultete në Tetovë, Prilep dhe Shtip”, njoftuan nga Qendra Shtetërore e Provimeve

Mes kandidatëve që do të japin provimet këtë javë janë edhe 226 maturantë të cilëve provimi iu anulua në qershor. Disa prej tyre u kapën duke kopjuar gjatë provimit, ndërsa te të tjerët kopjimi u konstatua gjatë kontrollimit të testeve.

“Në afatin e qershorit, maturën e dhanë 14.587 nxënës. Nota mesatare në të tre llojet e maturës ishte 3,66. Nota mesatare e maturës shtetërore ishte 3,62, e maturës profesionale 3,91, ndërsa e maturës artistike 3,59. Në qershor, 348 kandidatë nuk u paraqitën në provime, ndërsa pas publikimit të rezultateve u dorëzuan 805 ankesa”, theksuan nga Qendra Shtetërore e Provimeve

Afati i gushtit është mundësia e fundit për maturantët që nuk e kaluan ose nuk e përfunduan me sukses maturën shtetëroe në afatin e qershorit.

The post Nesër nis afati i gushtit për maturën shtetërore, mbi 1.300 kandidatë të regjistruar appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme