Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nesër me fillim në orën 16:30, në organizim të Federatës së Atletikës së RMV-së, do të mbahet gara e atletikës. Për këtë arsye SPB Shkup ka vendosur që do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup.
Gara fillon nga Porta Maqedonia, sheshi Maqedonia, rruga “Nikolla Vapcarov, në të djathtë përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski” deri në udhëkryqin me rrugën “Dame Gruev” ku kthehet në gjysmërreth përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski”, në të djathtë përgjatë rrugës “11 Tetori” deri në udhëkryqin me bulevardin “Koço Racin”, ku kthehet në gjysmërreth dhe lëvizin prapa përgjatë rrugës “11 Tetori”, në të djathtë përgjatë rrugës “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, në të majtë përgjatë rrugës në QTQ dhe në të djathtë deri në cakun Porta Maqedonia.
MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilët i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët në të cilat zhvillohet ngjarja.