Nesër, seanca për ndryshimet kushtetuese, pushteti kërkon mbështetje nga deputetët

Gazetar: Luka Andreev

Para seancës së nesërme plenare kushtuar nevojës për hapjen e Kushtetutës, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se shumica prej dy të tretave nuk i duhet Qeverisë, por ardhmërisë evropiane të vendit. Sipas tij, nuk ka pasur vërejtje thelbësore nga opinioni dhe opozita lidhur me tekstin e ndryshimeve kushtetuese, sepse, siç thotë ai, nuk cenohet identiteti maqedonas.

“Debati dhjetë ditor në Kuvend është mundësi e mirë që qytetarët edhe një herë të sigurohen se është proces, që është realizimi i qëllimit të dytë strategjik, pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, dhe sa më shpejt ta kryejnë këtë proces, aq më shpejt do të bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Kovaçevski shtoi se këtë herë ekziston mundësia që vetoja për anëtarësim në Bashkimin Evropian të vijë nga vendi, e jo nga ndonjë shtet tjetër. Kryeministri akuzoi se opozita po përhap histeri për gjoja bullgarizim, por pasi dështoi, shpiki termin “diktati bullgar”.

“Kjo është më e reja tani – diktati bullgar. Ata vijnë nga Bashkimi Evropian dhe thonë – ky nuk është propozim bullgar, ky është propozim i BE-së. SHBA thotë gjithashtu se ky është propozim i BE-së. Dikur thanë se do të ndryshonin kornizën negociuese, por nuk e thonë më këtë”, Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Përkundër tentimit të kryeministrit për të ndryshuar mendje, nga VMRO-DPMNE theksuan sërish se nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre.

“Kovaçevski nuk ka deputetë për të ndryshuar Kushtetutën, le të përgatitet për largim të shpejtë. Po të kishte Kovaçevski deputetë për ndryshimet kushtetuese, do t’i kishte votuar shumë kohë më parë. Nesër do të shihet sërish se nuk do të ketë asnjë ndryshim të Kushtetutës. Gjithçka që po bën Kovaçevski është duke mbajtur peng shtetin për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar në pushtet edhe një ditë,” – VMRO-DPMNE.

Ndërkohë letër deputetëve sot u ka dërguar edhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani. Ai theksoi se nga vendimi i tyre do të varet nëse vendi do t’i vazhdojë negociatat apo do t’i ndërpresë ato për një periudhë më të gjatë pa garanci për sukses. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme