Shkarkimi i kryetarit të komuës së Preshevës Shqiprim Arifi është pika kryesore e rendit të ditës në seancën e Kuvendit Komunal të Preshevës që do të filloj nesër (e premte) nga ora 14.
Në një dokument të publikuar në presheva.com, jepet arsyetimi i 22 këshilltarëve të koalicionit qeverisës në lidhje me propozimin për shkarkimin e kryetarit Arifi.
“Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi që nga zgjedhja e tij në këtë funksion nuk i ka respektuar parimet themelore të marrëveshjes së koalicionit APN-PVD”, thuhet në arsyetimin e dhënë nga 22 këshillëtarët komunalë.
Agjencia lokale e lajmeve presheva.com shkruan se pika e parë e rendit të ditës parasheh edhe shqyrtimin dhe miratimin e propozimit mbi shkarkimin e kryetarit të komunës Shqiprim Arifi./