Nesër skadon afati i paraqitjes së dëmeve nga përmbytjet e gushtit në Maqedoni

Nesër përfundon afati i caktuar nga qeveria për paraqitjen e dëmeve në pronat e patundshme, të tundshme, mjetet motorike, sipërfaqeve bujqësore dhe fondit të bagëtisë, të shkaktuara nga vërshimet e 6 gushtit të këtij viti.

Afati vlen për dëmet e shkaktuara në rajonin e Shkupit dhe atë të Tetovës. Prandaj, të gjithë ata persona që ende nuk i kanë paraqitur dëmet e tyre, kanë afat deri nesër në ora 16 e 30, që ta bajnë të njejtën në Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizare dhe Tetovë, ose në njësitë rajonale të ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave në Gazi Babë dhe Tetovë.