New York Times raporton për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit

Gazeta prestigjioze New York Times ka raportuar për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

“Opozita kosovare skeptike rreth vdekjes së përkrahësit të tyre të arrestuar”, është titulli për lajmin që ka vendosur NYT.

Gazeta përmend edhe faktin se për vdekjen e Deharit u dhanë disa variante duke e bërë atë edhe më të dyshimtë.

New York Times citon kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke thënë se “vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, sepse Astirit vdiq derisa po mbahej në burg dhe se ai, por edhe të tjerët po terrorizohen nga akuza të pabaza”.