Ilir Meta rikonfirmohet si kryetar i LSI me 76% të votave të anëtarësisë

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Meta është rikonfirmuar kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një konferencë për mediat, LSI tha se morën pjesë në votim 42 mijë e 300 anëtarë të regjistruar ose 84.29%.

Në kutitë e votimit u gjetën 42 370 fletë votimi nga të cilat 41 862 u vlerësuan të vlefshme dhe 508 të pavlefshme. Përparim Spahiu u rendit i dyti me 12.1% të votave dhe Shezai Rrokaj mori 11.9%.

Rezultatet e votimit

Ilir Meta 31 815 vota ose 76 %

Përparim Spahiu mori 5165 vota ose 12.1%

Shezai Rrokaj mori 4982 vota, ose 11.9 %