Newcastle bën goditjen e madhe të afatit kalimtar të janarit, afron yllin e ri Anthony Gordon

Newcastle bëri përforcimin e parë të madh në afatin kalimtar të janarit dhe ky klub do të paguajë 45 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Everton, Anthony Gordon.

Sipas Fabrizio Romano, drejtuesit e Evertonit tashmë kanë pranuar ofertën për sulmuesin e tyre dhe ndoshta lojtarin më të mirë, dhe po ashtu ata thekson se janë rënë dakord të gjitha kushtet personale dhe se është vetëm çështje kohe që transferimi të konfirmohet zyrtarisht.

Gordon do të kryejë një ekzaminim mjekësor në 24 ose 48 orët e ardhshme, pas së cilës do të prezantohet zyrtarisht si nënshkrimi i parë i madh i janarit i Newcastle.

Ky lojtar ka luajtur gjithsej 16 ndeshje për Everton këtë sezon dhe ka shënuar tre gola. Mirëpo, lojërat e tij të mira u lanë në hije nga rezultatet katastrofike të Everton, që aktualisht janë në vendin e parafundit të 19-të në renditje me 15 pikë të fituara, po aq sa Southampton.

Nga ana tjetër, Newcastle është në pozitën e tretë në tabelë dhe aktualisht ka 39 pikë të fituara, tre më shumë se Tottenhami që është i pesti dhe që ka një ndeshje më shumë, dhe gjashtë më pak se i dyti Manchester City.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme