Newcastle e mposht me lehtësi PSG-në

Newcastle fiton bindshëm ndaj PSG-së.

Newcastle ka arritur të shënojë fitore ndaj PSG-së në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Anglezë triumfuan 4:1 në shtëpi ndaj kampionit në fuqi të Francës, duke e dominuar.

Fillimisht, Almiron realizoi për 1:0 në minutën e 17-të ndeshjes.

Burn shënoi për 2:0 në minutën e 39-të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Me të filluar pjesa e dytë, Longstaff shënoi për 3:0 në minutën e 50-të të ndeshjes.

Hernandez ngushtoi epërsinë në minuten e 56-të, por nuk arritën të bënin më shumë.

Krejt në fund, Schar shënoi për 4:1.

Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e parë në tabelë me katër pikë, kurse PSG mbetet i dyti me tri pikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme