Nexhat Kryeziu ekskluzivisht në intervistën “Saktë” flet për uzurpimet, dëmet dhe hetimet e policisë

Sonte në intervistën “Saktë” i ftuar është kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu i cili ka folur për rastin e fundit të intervenimit policor për lirimin e banesave nga shfrytëzuesit e përkohshëm në lagjen “Dardania”.

Për herë të parë, Kryeziu ka bërë të ditura detaje lidhur me pronësinë e këtyre banesave, vendimin e gjykatës dhe hapat e mëtejshëm. Kryeziu po ashtu ka bërë të ditur se janë rritur të hyrat mujore në Ndërmarrjen Publike Banesore, si dhe ka bërë publike edhe implikimet politike nga akterë dhe grupe të caktuara që kanë tentuar pronësimin e pronës komunale, veçanërisht asaj komerciale.

Njëkohësisht, në këtë intervistë mund të kuptoni edhe cilat raste është duke i hetuar Policia e Kosovës.

Intervista Saktë realizohet nga portali Sakte.net dhe televizioni First Channel dhe transmetohet çdo të enjte në ora 22:00./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme