Neymar është shumë afër kalimit në Barcelonë, pasi që ka arritur marrëveshje personale me klubin katalunas
Kështu raporton gazetari i njohur me burime pranë Barcelonës, Jose Alvarez.
Sipas Alvarez, Barcelona ka arritur një marrëveshje totale me lojtarin për kontratën e tij personale ku ai do të paguhet 13 milionë euro për dy sezone.
Sipas këtij raporti, Barcelona e ka mundësinë që t’ia zgjasë plus edhe një vit kontratën atij.
Që të kompletohet ky transfer duhen edhe dy pjesë për t’u përmbushur.
Fillimisht shkëputja e kontratës në pajtim dypalësh me Paris Saint-Germain si dhe duhen bërë disa largime nga Barcelona në mënyrë që futbollisti të regjistrohet.