BDI do të nis aktivitetet për fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kjo u theksua pas takimit të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti me shtabin qendror zgjedhor dhe shtabet komunale. Kryetari i shtabit qendror zgjedhor, Bekim Neziri theksoi se BDI që do të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të shënojë fitore të madhe në bllokun politik shqiptar. Sipas tij, partia që do të fitojë numrin më të madh të votave shqiptare duhet të jetë pjesë e përbërjes së re qeveritare. Neziri theksoi se theks i veçantë në këto zgjedhore do ti jepet edhe votave të diasporës.
“Këto zgjedhje në platformën gjithashtu edhe në programin e BDI-së, në veçanti zen vend edhe segmenti i diasporës, dhe në veçanti shtabi zgjedhor qendror do përkushtohet që kësaj radhe diasporasve t’ju sigurojmë vend në parlamentin e Republikës së Maqedonisë”, tha Neziri.