Analisti politik Xhelal Neziri, në fomë të një tregimi ka zgjedhur të komentojë situatën politike në Maqedoni, në veçanti rolin e BDI-së, parti kjo për të cilën thotë se është faktor për jetëgjatësinë e qeverisë së ardhshme, transmeton FLAKA.
Në vazhdim ua sjellim të plotë statusin e tij në FB:
Pasi kishte dëgjuar disa herë fjalën opozitë në televizor, e nuk e kishte kuptuar, nipi e pyet gjyshin:
– O gjysh, a më tregon çfarë është opozita?
– Me vjen keq o nipçe, po edhe gjyshi nuk e di këtë fjalë. Kam qenë BDI, o të keqen gjyshi.
Është në pushtet me VMRO-DPMNE, ka bërë shumicë parlamentare me opozitaren LSDM dhe është faktor për jetëgjatësinë e qeverisë së ardhshme.