Nga 2 mijë në 5 mijë euro, gastronomia përballet me fatura të larta të energjisë elektrike 

Gazetar: Miki Trajkovski

Fatura astronomike të energjisë elektrike kanë marrë gastronomët nga Ohri dhe Struga për muajin korrik. Thonë se nëse diçka nuk ndryshon, një pjesë e mirë e tyre pas përfundimit të sezonit turistik veror do të vendosin çelësin në derë.

Alsat kontaktoi disa pronarë hotelesh dhe restorantesh dhe të gjithë pa përjashtim thanë se faturat e korrikut janë dy deri në tre herë më të larta se ato të muajve të kaluar.

“Për korrikun ka ardhur një faturë prej 332 000 denarë, ndërsa për qershorin 118 000 denarë. Nëse do të vazhdojnë me këto çmime deri në vjeshtë, nuk do të ketë asnjë shans që 40 punonjësit, që aktualisht janë të punësuar në lokal, të mbajnë vendin e punës. Do të duhet t’ia vendosim çelësin derës. Fatura e muajit korrik është 5000 euro, ndërsa për qershorin 2000 euro. Pra 3000 euro diferencë”, tha Ana Mitreska – menaxhere marketingu e një objekti gastronomik.

Disa tashmë po mendojnë për instalimin e fotovoltaikëve për të kursyer një pjesë të kostove.

“Çmimet që kanë qenë muajin e kaluar, ndryshe nga ky nuk janë dyfishuar, po janë dy herë të dyfishuara dhe konsumi është i njëjtë. Për muajin qershor, nëse fatura ishte 100 000 denarë, tani është 300 000 denarë. Kemi aplikuar tashmë për kredi për fotovoltaikë, që të kursejmë të paktën 40-50% të kostove bazë që kemi për energjinë elektrike…”, u shpreh Musa Rashid – pronar hoteli në Ohër.

Pronarët thonë se për shkak të inflacionit janë detyruar të rrisin çmimet e shërbimeve të kateringut. Por është thikë me dy tehe, sepse me çmime më të larta, mysafirët hezitojnë të ulen.

Sezoni turistik është në kulmin e tij, por sektori i turizmit thotë se turistët që kalonin pushimet buzë liqenit të Ohrit kishin xhepa më të cekët./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme