Mediat kanë raportuar sot se edhe nëse miratohet Ligji i ri për paga, kryeministrit Haradinaj nuk do ti ulet paga ashtu siç kishte thënë vet Haradinaj.
Kjo ngase në Ligjin e ri për paga ekziston një nën që e imunizon kryeministrin nga zvogëlimi i pagës, shkruan GazetaBlic.
Është pikërisht neni 27 i projektligjit për pagat, i cili siguron që nëse një zyrtar publik pëson ulje të pagës, atij do t’i ofrohen shtesa që e mbulojnë diferencën e pagës.
Dispozitat e këtij neni thonë se këto shtesa do të ofrohen në masën 100 përqind në vitin e parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, 75 përqind në vitin e dytë, 50 përqind në vitin e tretë dhe 25 përqind në vitin e katërt.
Por një lajm të tillë e kanë mohuar nga zyra e kryeministrit.
Këshilltari i Haradinajt Besnik Tahiri ka deklaruar se me projektligjin e ri, zvogëlim të pagës do të ketë edhe kryeministri, shkruan GazetaBlic.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Milaim Zeka.
Ai ka treguar se me projektligjin e ri, paga e kryeministrit do të ulet nga 2950 sa e ka, në 2200
“Rroga e Kryeministrit aktualisht 2950,Me Ligjin e Ri 2200. Unë si deputet, anëtar i Komisionit për Administrate Publike, deklaroje me përgjegjësi se rrogën e kryeministrit kemi me ule, madje edhe te tjerëve. Kategoritë që do te përfitojnë nga ky ligj janë ata qe e meritojnë.” ka thënë Zeka.