Nga bursat për nxënësit te ndihma ekonomike, vendimet që miratoi Këshilli Bashkiak i Tiranës

Miratimi i familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike deri në 6 përqind, bursa për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe emërtimi i disa prej rrugëve në kryeqytet, ishin disa nga vendimet që u morën sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.


Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi renditi vendimet e rëndësishme të marra sot në Këshillin Bashkiak.

“Njësitë administrave kanë përcjellë pranë Drejtorisë së Mbrojtjes e Përfshirjes Sociale propozimet për 277 familje për t’u trajtuar në muajin janar 2024 dhe nga këto 110 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor, ndërsa 167 familje nga fondi i kushtëzuar 6%.

Strukturat përgjegjëse propozojnë të trajtohen familjet që kanë në përbërje të tyre familje me më shumë se 4 anëtarë në nevojë, familje me një anëtar në nevojë, familje nga 2-4 anëtarë në nevojë, familje rome dhe egjiptiane, vajza nëna, gra në nevojë, gra kryefamiljare, të divorcuara, të veja me fëmijë në ngarkim, familje me dy anëtarë dhe në vështirësi për t’u pranuar në tregun e punës Po ashtu miratojmë në këtë mbledhje fondin e programit të bllok- ndihmës deri në 6% për 167 familje nga buxheti i bashkisë dhe 110 familje nga fondi i kushtëzuar.

Ndërsa me qëllim shfrytëzimin e të gjithë numrit të bursave të miratuar për nxënësit e arsimit profesional në shkollat publike të Bashkisë Tiarnë, janë shqyrtuar dhe vlerësuar me dokumentacion të rregullt për të kaluar sipas kritereve të VKM-së 666 dhe për të përfituar bursa edhe disa nxënës të arsimit profesional publik për vitin shkollor 2023-2024. Gjithashtu pranë Bashkisë Tiranë janë depozituar disa kërkesa lidhur me propozimet për emërtimin e disa rrugëve në kryeqytet, si: Gjergj Thaka, Rrapo Ormënaj, Ismail Karapici, Marsel Skëndaj dhe Ali Noka, sipas fragmenteve të hartave të propozuara.”, u shpreh Seferi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme