Nga dasma, gruaja arrin e vdekur në spital

Një grua ka vdekur mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave policore, bëhet fjalë për shtetasen Rajmonda Biraçi e cila ka mbërritur e vdekur në spitalin “Nënë Tereza”. 47-vjeçarja kishte qenë në një dasmë në Pezë ku është ndjerë keq dhe më pas është transportuar nga të afërmit në spital. Paraprakisht thuhet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, nga një infarkt në zemër.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Më datë 18.09.2016, ka ardhur e vdekur në spitalin “Nënë Tereza”, në urgjencën e zemrës shtetasja Rajmonda Biraçi 47 vjeçe, e cila ka qënë në një dasëm Pezë. Mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale nga një infarkt në zemër. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme