Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Kallmet, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri kryetari i Njësisë Administrative me të njëjtin emër.
Burimet nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se Besnik Simoni është qëlluar me pistojetë në mes të rrugës, pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrën e tij.
Gazeta Shqiptare mëson se autori i plagosjes është Altin Marku, i cili është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi:
Lezhë
Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.