Nga dita e mërkurë, gjegjësisht e enjte do të fillojnë të ngriten temperaturat.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës. Ai ka thënë se “sot temperaturat minimale u shënuan -15 e do te rriten deri -10 apo -9, pastaj kjo gjendje me temperatura të ulëta do te vazhdoj deri në pasditen e së mërkurës e në disa vende të enjten”.
Sipas tij, aty ku ka kthjellime temperaturat do të ulën deri -22, -20. “Kjo gjendje e acartë do të zbutet nga e enjtja por temperaturat maksimale nuk kalojnë mbi 1gradë”, tha ai për Gazetën Blic.
Të premten sipas tij, presim një front me masa të lagështa të ajrit, shtypja e ulët nën vlerat e normales dhe do të ketë kushte për reshje të dobëta të premten dhe në disa vende edhe të shtunën
“Pas 15 janarit pak sa me kushte më të mira meteorologjike, vlera negative do të këtë por jo shumë të ulëta siç i kemi këto ditë”, tha ai.