Selim Pacolli, nënkryetar i komunës së Prishtinës ka paralajmëruar se të mërkurën e kësaj jave do të ndalohen veturat që të hyjnë në kryeqytet.
Kjo po shihet si mas preventive nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit.
120 mijë vetura hyjnë çdo ditë në Prishtinë nga qytetet tjera.
Po ashtu si mas parandaluese do të merret edhe ndalimi i përdorimi të thëngjillit nëpër restorante dhe lokalet e gastronomisë.
“Ne do të fillojmë implementimin nga e mërkura në 6 të mëngjesit veturat nuk mund të hyjnë në Prishtinë”, ka thënë Pacolli./Lajmi.net/