Nga “F1” deri te “F12”, ja për çfarë shërbejnë këta butona ‘misterioz’ në tastierë

Të gjithë këta butona kryejnë një funksion të caktuar dhe gjinden në listën e parë të tastierës së kompjuterit.
Pra, ata nuk qëndrojnë aty vetëm për të mbledhur pluhur, por disa prej tyre janë tejet të rëndësishme dhe mund t’ju kursejnë shumë kohë nëse i përdorni më shpesh, transmeton Telegrafi.
F1 – E hapë dritaren e ndihmës për thuajse çdo program.
F2 – Ju lejon t’ia ndryshoni emrin dosjes ose folderit të caktuar.
F3 – E hapë dritaren e kërkimit për aplikacionin që është aktiv gjatë momentit.
F4 – Kombinimi ‘Alt’ + F4 e mbyllë dritaren aktive.
F5 – Ju mundëson ta rifreskoni një faqe apo dokument.
F6 – E lëvizë kursorin në hapësirën e adresës në shumicën e shfletuesve të internetit.
F7 – Përdoret për kontrollimin e gabimeve gramatikore apo drejtshkrimore në aplikacionet e Microsoft-it, siç është ‘Microsoft Word’.
F8 – Përdoret për t’u futur në menynë ‘BOOT’ të Windows-it kur e hapni kompjuterin.
F9 – E rifreskon dokumentin në ‘Microsoft Word’ dhe dërgon e merr e-maile në Microsoft Outlook.
F10 – E aktivizon hapësirën e menysë të një aplikacioni të hapur. ‘Shift’ + F10 është njëjtë sikurse klikimi me tastin e djathtë.
F11 – E hapë ekranin e plotë në shfletues.
F12 – E hapë mundësinë ‘Save as’ në Microsoft Word.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme