Zbardhen detaje të reja nga e shkuara kriminale e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, që u hodh në erë me tritol në Tiranë.
Sikurse njofton “BalkanWeb”, mësohet se, autoritetet greke kishin dërguar më parë një letër porosi në Shqipëri për 27-vjeçarin Sadikaj.
Sadikaj ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet greke për grabitje, vjedhje e plagosje dhe në Greqi përdorte emrin Aleksandër Kalemi.



