Mega-operacioni i Policisë së Shtetit/ Gjendet arsenal armësh në garazhin e një pallati te ‘Liqeni i Thatë’ në Tiranë!

Një arsenal armësh është zbuluar në garazhin e një pallati në zonën e ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë.


Në operacionin e zhvilluar nga Policia e Tiranës, është ndaluar një person, i cili nuk dihet nëse ka lidhje me armët. Ndonëse policia nuk ka ende asnjë reagim zyrtar, nga burimet mësohet se armët e gjetura janë të kalibrit të lartë, mes tyre edhe snajpera.

Kujtojmë se, disa ditë më parë Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit në Yzberisht të Tiranës.

Dhjetëra pistoleta, silenciatorë, municion luftarak dhe pjesë për modifikimin e tyre janë sekuestruar nga policia në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez, ku sipas policisë ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme