Nga Koka dhe Llalla te Fatos Tushe, rastet më të bujshme që ka hetuar SPAK-u

SPAK vuri në pranga një ditë më parë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën, zyrtari më i lartë i arrestuar deri më tani. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’u marrë me çështje të rëndësishme si korrupsioni i zyrtarëve të lartë, shkeljet e barazisë në tendera, akuzat ndaj ish-funksionarëve të lartë për veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

SPAK ishte shpresa për drejtësisë së re. Prokuroria e Posaçme për pak ditë shënon  2-vjetorin e nisjes së funskionimit të saj. Më poshte do iu sjellim rastet më të bujshme të SPAK-ut.

Arrestimi i Leftër Kokës

Ish-ministri ishte paditur nga PD në nëntor të vitit të kaluar dhe nga LSI në prill të këtij viti për abuzime gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Mjedisit. Ai akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me dosjen e inceneratorëve.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një pjesë të pasurisë së ish-ministrit. SPAK bëri me dije se objekti i kanë qënë veprimet e kryera për proçedurën e lidhjes së kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

Kujtojmë që Koka ka drejtuar ministrinë e Mjedisit në vitet 2013-2017. Më herët ai ka qenë kryebashkiak i Durrësit. Koka ka lëvizuar mes PS dhe LSI, ndërsa në zgjedhjet e fundit garoi me siglën e Partisë Socialiste, por hoqi dorë nga mandati i deputetit vetëm nëntë ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit.

Dënimi i Adriatik Llallës

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg. SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar, ish-kryeprokurorin pasi nuk u gjet nga efektivët gjatë kontrollit në banesën e tij.

Llalla u gjet në Romë të Italisë dhe Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ekstradimin e tij. Ai ishte zyrtari i parë i lartë në Shqipëri që u dënua me burg.

Gjykata e Posaçme caktoi për Llallën dy vite burg për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, ndërsa iu hoq edhe e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite dhe u vendos konfiskimi për një pjesë të pasurisë.

Arrestimi i Fatos Tushes

N ë korrik të këtij viti, me urdhër të SPAK u arrestua ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe. Bashkë me të ranë në pranga dhe disa zyrtarë të tjerë, ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestua dhe nënkryetari e drejtori i prokurimeve publike.

Akuza që rëndon mbi Tushen e të tjerët është shpërdorimi i detyrës, pasi kanë abuzuar me tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milionë lekë të reja. Tushe ka drejtuar Bashkinë e Lushnjës prej 3 mandatesh.

Arrestimi i Thoma Gëllçit

Në muajin tetor SPAK udhëroi arrestimin e ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin për shkak të korrupsionit me tenderat. Gëllçi akuzohet se ka abuzuar me tenderin e blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Ndaj tij është vendosur arrest me burg.

Arrestimet në Ministrinë e Brendshme

SPAK bëri një aksion në Ministrinë e Brendshme, si pasojë e të cilit tetë zyrtarë dhe ish-funksionarë ranë në prangat e policisë. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike, Edlira Naqellari. Kjo e fundit  ndryshoi çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit dhe ka favorizura fituesin.  Këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Arrestimet në Gjykatën e Krujës

Një tjetër aksion i bujshëm i SPAK-ut ishte ai në shkurt të këtij viti në Gjykatën e Krujës. Si pasojë u arrestuan 10 zyrtarë, mes të cilëve kryesekretarja e gjykatës, Ela Mallkuçi, avokati Aldo Tabaku dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ata kishin krijuar një skemë përfitimi monetar duke liruar ose lehtësuar dënimin e të dënuarve kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 12 mijë euro.

Përfundimi i hetimeve për kryebashkiakun Qerim Ismalaj

SPAK mbylli hetimet dhe çoi dosjen në GJKKO për kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj. Ai u mor si i pandehur Prokuroria e Posaçme, pasi akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi me 3 vite burg për rrahje, por nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme