Nga muaji i ardhshëm, pronarëve të Mercedes do t’u ofrohet një mundësi e jashtëzakonshme

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  

“Mercedes” paralajmëron mundësi të përfitimit financiar për pronarët e veturave të kësaj marke.

 

Në Paris “Motor Show 2016”, shefi ekzekutiv i “Mercedes-Benz”, Dieter Zetsche, ka paralajmëruar një sistem në veturat “Mercedes”, i cili do t’u mundësojë pronarëve të tyre që t’i japin ato me qira, transmeton Express. Kjo do të fillojë të aplikohet gjatë muajit të ardhshëm për pronarët e veturave “Mercedes” në Gjermani.

“Mercedes” ka sqaruar se veturat do të pajisen me një pajisje, e cila do të lidhet online dhe do të krijojë profilin e veturës suaj me fotografitë që do t’i bëhen asaj. Përmes një aplikacioni mobil ju mund të caktoni kohën kur ju nuk e shfrytëzoni veturën, duke i dhënë mundësi dikujt afër jush ta marrë atë me qira. Anëtarët e këtij rrjeti, përmes aplikacionit të tyre mund ta marrin me qira, ta hapin dhe ngasin veturën gjatë kohës së caktuar për t’u lëshuar me qira.

“Mercedes” ka bërë hulumtime dhe ka arritur në përfundim se veturat rrinë të parkuara pa u shfrytëzuar për 23 orë në ditë. Bazuar në këtë fakt, ata kanë menduar se pronarët mund të fitojnë para gjatë kohës, kur vetura e tyre është duke pushuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme